Galeria Kombëtare e Kosovës do të prezantojë ekspozitën personale “Still Running” të artistit Xhevdet Xhafa, një prej figurave pioniere të artit modern në Kosovë. Ekspozita do të hapet më 10 shtator 2026, nga ora 19:00, ndërsa para-premiera për media mbahet nga ora 18:00.
‘Still Running’ përmbledh vepra të krijuara për më shumë se gjashtë dekada dhe pasqyron zhvillimin e praktikës artistike të Xhafës përmes pikturës, vizatimit, grafikës, performancës, asambëlazhit dhe relievit. Në veprat e tij, objekte të përditshme si këpucët, veshjet, litarët dhe pëlhurat shndërrohen në elemente që trajtojnë kujtesën, trupin, humbjen dhe praninë materiale.
Titulli i ekspozitës lidhet me idenë e jetës si një lëvizje e vazhdueshme përmes kohës, kujtesës, dinjitetit dhe transformimit. Përmes rikthimit dhe ndryshimit të formave e materialeve, ‘Still Running’ e paraqet qëndrueshmërinë jo si diçka të përhershme, por si aftësi për të vazhduar përmes ndryshimit.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 20 nëntor 2026, në Galerinë Kombëtare të Kosovës.







