Xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës do të hapet të premten (04.09.26), me përballjen mes Prishtinës dhe Vushtrrisë, në orën 16:00. Prishtina vjen me dy fitore bindëse, 4:2 ndaj Ballkanit dhe 4:0 ndaj Llapit, duke shënuar tetë gola në dy ndeshje.
Në anën tjetër, Vushtrria ka humbur të tri ndeshjet e zhvilluara dhe kërkon pikët e para të sezonit.
A do të vazhdojë Prishtina serinë pozitive, apo Vushtrria do të na befasojë? Të gjithë ne përgjigjen do ta marrim të premten pas orës 16:00.







