– Më 15 shtator të vitit 1978, Bob Dylan filloi turneun më të gjatë të karrierës së tij, në 62 vende të ndryshme në SHBA.
– Në këtë datë, por të vitit 1956, Elvis Presley kryesoi Billboard Hot 100 me këngën “Don’t Be Cruel”. Ky u bë singli i tij më i shitur deri në vitin 1961.
– Në këtë datë, të vitit 2003, këngëtarja Madonna botoi librin e saj të parë. Libri ishte për fëmijë dhe u përkthye në 42 gjuhë, në më shumë se 100 shtete të ndryshme. Libri, i titulluar ‘The English Roses’, është vëllimi i parë i një serie prej pesë librash të botuar nga këngëtarja dhe është një nga librat më të lexuar për fëmijë në Amerikë.







