– Sot, më 5 shtator, në ditëlindjen e tij, përkujtojmë këngëtarin e ndjerë legjendar Freddie Mercury, njëherësh liderin e bendit Queen, i cili kishte lindur më 5 shtator të vitit 1946.
– Në të njëjtën datë, por të vitit 1998, bendi Aerosmith arriti të klasifikohej në pozitën e parë të top-listës amerikane Billboard, me këngën e tij “I Don’t Want to Miss a Thing”.
– Më 5 shtator të vitit 1989, rok bendi amerikan Soundgarden publikuan studio albumin e tyre të dytë, të cilin e emërtuan “Louder Than Love”.







