– Sot, më 4 shtator feston ditëlindjen Beyoncé, e cila ka lindur në vitin 1981, në Houston të Teksasit.
– Në të njëjtën datë, por të vitit 1976, The Bee Gees u klasifikuan në pozitën e parë të top-listës amerikane Billboard Hot 100, me këngën “You Should Be Dancing”.
– Më 4 shtator të vitit 2015, kitaristi i The Rolling Stones, Keith Richards në një intervistë për mediumin ‘The New York Daily News’, kishte thënë se muzika rap ishte për “njerëzit e shurdhër”.







