– Më 3 shtator të vitit 2009, turneu ‘Sticky and Sweet’ i këngëtares Madonna arriti fitimet më të mëdha të regjistruara ndonjëherë nga një solo artiste apo artist. Nga ky turne i Madonna-s, e cila në atë kohë ishte 51 vjeçe, u mblodhën plot 408 milionë dollarë.
– Në të njëjtën datë, por të vitit 1984, Iron Maiden publikuan albumin e tyre të pestë në studio, të titulluar “Powerslave”. Ky album përmban hitet “2 Minutes to Midnight” dhe “Aces High”.
– Më 3 shtator të vitit 1991, treshja amerikane e hip-hopit Naughty by Nature publikuan studio albumin e tyre të dytë, të cilin e titulluan me emrin e bendit, “Naughty by Nature”.







