– Më 2 shtator të vitit 2013, Sir Elton John fitoi çmimin e parë Icon në Brit Awards. Ky çmim iu dorëzua nga miku i tij, Rod Stewart.
– Në të njëjtën datë, por të vitit 1964, The Rolling Stones regjistruan versionin e tyre të këngës së Willie Dixon, të titulluar “Little Red Rooster”.
– Në po këtë datë, por të vitit 1965, The Doors regjistruan demon e tyre të parë në World Pacific Jazz Studios, në Los Angeles. Aty ata realizuan edhe gjashtë këngë të tjera, përfshirë “Hello, I Love You” dhe “Summer’s Almost Gone”.







