Sot, shkollat hapin dyert dhe mijëra nxënës rikthehen në banka për të nisur një vit të ri shkollor. Pas ditëve të pushimit, oborret dhe korridoret e shkollave mbushen sërish me zërat e fëmijëve, buzëqeshjet, përqafimet dhe emocionet e ditës së parë.
Për disa vogëlushë, sot është dita e parë në shkollë, një aventurë e re me mësues, shokë dhe shumë gjëra për të zbuluar. Për të tjerët, është rikthimi te miqtë, te mësuesit dhe te bankat e tyre. Data 1 shtator, nuk shënon vetëm fillimin e mësimit, mirëpo sjell edhe një kapitull të ri, miqësi të reja, njohuri të reja dhe shumë ëndrra që presin të marrin jetë gjatë këtij viti.
Suksese të gjithë nxënësve, qoftë ky një vit i mbarë, i bukur dhe plot arritje!







