Dita e sotme do të na sjell një mbrëmje të rëndësishme evropiane për skuadrat shqiptare, me tri përballje vendimtare në “play-off-in” e Europa League dhe Conference League.
Në Europa League, Egnatia do të përballet me Lillestrøm të Norvegjisë, në ndeshjen e parë të “play-off-it”. Skuadra nga Rrogozhina synon të vazhdojë aventurën historike evropiane dhe të afrohet edhe më shumë me fazën e ligës.
Në Conference League, kampionia e Kosovës, Drita, luan në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pret Inter Escaldes nga Andorra. Drita kërkon ta shfrytëzojë faktorin vendas dhe të marrë një rezultat sa më të favorshëm para ndeshjes së kthimit.
Ndërkohë, Dinamo City do të përballet me Pafos të Qipros, në një tjetër sfidë me shumë peshë për skuadrën shqiptare. Tri ndeshje, një objektiv: të bëhet hapi i fundit drejt fazës së ligës dhe të vazhdojë ëndrra evropiane!







