– Sot, me 22 gusht feston ditëlindjen këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e lindur në vitin 1995. Lipa ka fituar 7 çmime ‘Brit Awards’ dhe 3 ‘Grammy Awards’ si dhe ka dy rekorde Guinness për biletat më të shitura për një koncert ‘Livestream’, nga një artiste femër. Ajo renditet nga Billboard si një nga 100 gratë më me influencë dhe të rëndësishme të këtij shekulli.
– Me 22 gusht, të vitit 2011, këngëtarja dhe aktorja Lindsay Lohan, kishte akuzuar këngëtarët Pitbull, Ne-Yo and DJ Afrojack, për bullizim në tekstin e këngës së tyre ‘Give Me Everything (Tonight)’, të cilët aty përqeshnin këngëtaren Lohan. Gjykata kishte vendosur në favor të këngëtarëve Pitbull, Ne-Yo and DJ Afrojack, me arsyetimin se kushtetuta e Amerikës, u siguron të gjithëve fjalën e lirë.







