Muaji gusht është një nga periudhat më të pasura me aktivitete kulturore në Kosovë. Në qytete të ndryshme organizohen festivale të muzikës, filmit, teatrit dhe artit, duke mbledhur artistë dhe vizitorë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës.
Ndër ngjarjet më të njohura ishin pa dyshim ‘Sunny Hill Festival në Prishtinë’, ‘Etno Fest’ në Kukaj dhe ‘DokuFest në Prizren’. Këto festivale ofrojnë koncerte, shfaqje filmash, ekspozita dhe aktivitete të tjera kulturore. Pas datës 20 gusht, jeta kulturore në Kosovë vazhdon me aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore.
Një nga ngjarjet është ‘Meeting of Styles Kosovo’, i cili zhvillohet më 28–30 gusht. Festivali mbledh artistë të grafitit dhe artit urban nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës. Përmes muraleve dhe punimeve artistike në hapësira publike, artistët sjellin ngjyra dhe ide të reja në qytet.
‘PriGlobal 2026’ zhvillohet në Prishtinë nga 20 deri më 22 gusht. Kjo ngjarje sjell në fokus kinemanë dhe përvojat filmike në hapësira jashtë sallave tradicionale, duke krijuar një atmosferë më të hapur për publikun.
Ekspozita e artistit Brilant Milazimi po qëndron e hapur deri më 26 gusht 2026, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, një tjeter ngjarje në të cilën mund të merrni pjesë.
Fundi i gushtit dëshmon kështu se skena kulturore në Kosovë mbetet aktive edhe pas përfundimit të festivaleve më të mëdha verore.







