– Me 11 gusht 2001, albumi i titulluar ‘Celebrity’ nga bendi NSYNC, arriti të klasifikohet në vendin e parë në Billboard Hot 200.
– Në këtë datë të vitit 1999, bendi i famshëm Kiss, u bënë me yllin e tyre në bulevardin e famshëm të Hollywood-it ‘Walk Of Fame’. Bendi përgjatë viteve kishte publikuar mbi 30 albume, ndërsa kishin shitur mbi 80 milion albume, në gjithë botën.
– Me 11 gusht, të vitit 2016, gjatë kohës si president i Amerikës, Barack Obama, publikoi listën e këngëve të cilat ai i pëlqente dhe i dëgjonte. Në këtë listë ishin këngët: ‘So Ambitious’, interpretuar nga Jay Z dhe Pharrell, ‘U Got the Look’ nga Prince, ‘Rock Steady’ nga Aretha Franklin, ‘Good Vibrations’ nga Beach Boys dhe disa këngë të tjera. Pas publikimit të kësaj liste, të gjitha këngët e përmendura aty, mblodhën me mijëra klikime në kanalin ‘YouTube’.







