Policia e Kosovës thekson përkushtimin e saj të vazhdueshëm për të siguruar rendin dhe qetësinë në komunikacionin rrugor në të gjithë vendin. Në kuadër të kësaj përpjekjeje, ajo publikon raportin 24 orësh, që pasqyron gjendjen e aksidenteve në trafik, shkeljet e rregullave rrugore dhe veprimet ligjore të ndërmarra.
Gjatë periudhës në fjalë, janë regjistruar disa aksidente trafiku, 1 aksident me fatalitet, 30 kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 35 aksidente të tjera janë shënuar me dëme materiale. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe 12 persona janë arrestuar dhe janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku.
Policia apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe shmangien e aksidenteve.







