Në Galerinë Qahili është hapur ekspozita personale e artistit, Arben Shala e titulluar “Çrregullimet e Sakta”, me kuratore Nita Qahili. Ekspozita prezanton ciklin më të ri të veprave të Arben Shalës, në të cilën ngjyrat shndërrohet në elementin qendror të komunikimit artistik. Përmes kompozicioneve dinamike dhe abstrakte, artisti hulumton marrëdhëniet ndërmjet kujtesës, përvojës personale, natyrës dhe emocioneve njerëzore, duke krijuar hapësira vizuale ku figura shpesh tretet brenda energjisë së ngjyrës.
Krijimtaria e Arben Shales karakterizohet nga një qasje eksperimentale ndaj ngjyrës dhe formës, e ushqyer nga përvojat personale, kujtimet e fëmijërisë dhe vëzhgimi i vazhdueshëm i natyrës dhe jetës së përditshme.
Ekspozita “Çrregullimet e Sakta”, do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 30 korrik, 2026.







