– Më 2 korrik, të vitit 1988, këngëtari Michael Jackson u bë artisti i parë, që arriti ti ketë pesë këngë nga i njëjti album, në vendin e parë në top listën Billboard. Bëhet fjalë për këngët e albumit të titulluar ‘Bad’.
– Më 12 korrik, të vitit 1984, grupi pop dhe funk The Time publikuan albumin e tyre të tretë në studio “Ice Cream Castle”. Albumi përfshinte këngët hit “The Bird” dhe “Jungle Love”, të cilat u bënë pjesë edhe e filmit “Purple Rain”.
– Më 2 korrik, të vitit 1966, këngëtari Frank Sinatra zuri vendin e parë në tabelën e këngëve amerikane me “Strangers In The Night”, e cila ishte krijuar për filmin ‘A Man Could Get Killed’.
– Në këtë datë, por të vitit 1981, u publikua albumi i katërt nga grupi Foreigner, i titulluar “Foreigner 4″. Albumi përfshinte këngët hite, si: “Urgent”, “Waiting for a Girl Like You” dhe “Juke Box Hero”.







