Më 2 korrik, në mbarë botën shënohet ‘Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë’, kushtuar profesionistëve të medias që sjellin për publikun emocionet, sukseset dhe historitë e sportit.
Kjo datë përkon me themelimin e Shoqatës Ndërkombëtare të Shtypit Sportiv në vitin 1924, organizatë kjo që përfaqëson gazetarët sportivë në nivel global dhe promovon standardet profesionale në raportimin sportiv. Gazetarët sportivë kanë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut, duke përcjellë lajme, analiza, intervista dhe reportazhe nga ngjarjet më të mëdha sportive.
Falë punës së tyre, tifozët mund të ndjekin nga afër arritjet, sfidat dhe historitë frymëzuese të sportistëve.
‘Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë’ është një rast për të vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre në promovimin e sportit, frymës së garës së ndershme dhe vlerave të fair-play-it në të gjithë botën.







