Ekspertët theksojnë se një stil jetese i shëndetshëm, aktiviteti fizik i rregullt, ushqyerje e balancuar, gjumë cilësor dhe stimulim mendor janë faktorët kyç për ruajtjen e funksionimit të mirë të trurit. Sot më 22 korrik, shënohet ‘Dita Botërore e Trurit’, që synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit të trurit dhe parandalimin e sëmundjeve neurologjike. Kjo ditë organizohet nga ‘World Federation of Neurology’ dhe çdo vit fokusohet në tema të veçanta që lidhen me kujdesin ndaj trurit, diagnostikimin e hershëm dhe qasjen në trajtim për miliona njerëz që preken nga çrregullime neurologjike.
‘Dita Botërore e Trurit’ shërben gjithashtu si një thirrje për institucione dhe komunitete që të investojnë më shumë në edukimin shëndetësor dhe kërkime shkencore, me synim përmirësimin e cilësisë së jetës së personave që jetojnë me sëmundje neurologjike.







