Sot shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Personave me Shurdhverbëri’, një datë që sjell në vëmendje realitetin e njerëzve që jetojnë me humbje të kombinuar të dëgjimit dhe shikimit. Kjo ditë shfrytëzohet për të theksuar nevojën për qasje më të mirë në komunikim, informacion, arsim dhe shërbime publike.
Data e sotme, 27 qershor është përzgjedhur për të nderuar ditëlindjen e Helen Keller, autores dhe aktivistes së njohur amerikane, e cila ishte personi i parë e shurdhverbër që diplomoi në fakultet dhe që ia kushtoi jetën avokimit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Trashëgimia e saj shërben si një mesazh i fuqishëm se me mbështetjen e duhur, edukimin dhe mjetet ndihmëse, personat shurdhverbër mund të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Shurdhverbëria nuk është thjesht një kombinim i dy dëmtimeve, por një aftësi e kufizuar unike dhe komplekse që ndikon thellësisht në komunikim, qasje në informacion dhe lëvizshmëri të pavarur. Për këtë arsye, organizatat ndërkombëtare në këtë ditë vënë theksin te nevoja emergjente për edukim të specializuar, përkthyes-interpretë të gjuhës së shenjave të prekshme (taktile) dhe infrastrukturë të qasshme.







