Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme që lidhen me sigurinë në trafik dhe veprimet policore në vend, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkohë, janë regjistruar 27 aksidente me persona të lënduar si dhe janë shënuar 38 aksidente të tjera me dëme materiale.
Policia e Kosovës po vazhdon me zbatimin e rregullave në komunikacion dhe brenda një dite, ka shqiptuar 2.099 gjoba trafiku. Në të njëjtën kohë, policia ka arrestuar 26 persona për raste të ndryshme, ndërsa 12 prej tyre janë ndaluar dhe dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.







