Sot, në mbarë botën, festohet ‘Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve’, një ditë e veçantë që na kujton rëndësinë e buzëqeshjes, lumturisë dhe të drejtave të çdo fëmije. Kjo ditë i kushtohet dashurisë, kujdesit dhe përkushtimit ndaj brezit më të pastër dhe më të çmuar të shoqërisë sonë. Fëmijët janë drita e familjes dhe shpresa e së ardhmes. Ata meritojnë të rriten në një botë me paqe, siguri, edukim cilësor dhe mundësi të barabarta për të realizuar ëndrrat e tyre. Çdo buzëqeshje e fëmijëve, është një kujtesë se lumturia gjendet në gjërat më të thjeshta dhe më të sinqerta.
Për nder të kësaj dite, sot organizohen aktivitete të shumta festive, lojëra, programe edukative dhe ngjarje kulturore, me qëllim që çdo fëmijë të ndihet i vlerësuar dhe i lumtur. Por mbi të gjitha, kjo është një ditë reflektimi për përgjegjësinë që kemi si shoqëri për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për t’u ofruar një të ardhme më të ndritur.
Le të mos harrojmë kurrë se investimi më i madh që mund të bëjmë është tek fëmijët, sepse në duart e tyre ndërtohet e nesërmja.







