Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria e nxënësve në rrugë”, po vazhdon me mbajtjen e ligjëratave edukative në shkollat fillore dhe të mesme në komunat e Gjakovës dhe Malishevës.
Përmes këtij angazhimi, Policia e Kosovës synon të vetëdijesojë nxënësit mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut rrugor, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kujdesit dhe përgjegjësisë së tyre gjatë lëvizjes në rrugë.
Krahas pjesës teorike, në ditët në vijim do të zhvillohet edhe faza praktike e këtij plani. Nxënësit do të kenë mundësinë të dalin në terren së bashku me zyrtarët policorë, ku do të njihen nga afër me punën operative të policisë dhe do të shohin në praktikë zbatimin e rregullave të komunikacionit.
Ky aktivitet mbetet një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Kosovës, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe parandalimin e rreziqeve në trafik.
Siguria në rrugë fillon me ndërgjegjësimin, respekto rregullat, mbro jetën!







