– Me 7 maj, të vitit 1978, kolona zanore e filmit ‘Saturday Night Fever’, nisi rrugëtimin 18 javor në pozitën e parë, në top listën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Në Shtetet e Bashkuara, albumi qëndroi në pozitën e parë të Billboard 200, për 24 javë rresht.
– Në këtë datë, të vitit 2000, kënga e famshme e Britney Spears, e titulluar ‘Oops…I Did It Again’, arriti që të klasifikohet në pozitën e parë në top listat muzikore britanike.
– Në këtë datë, të vitit 2013, këngëtarja fituese e çmimeve Grammy, Lauryn Hill u dënua në shtetin New Jersey, në SHBA, me tre muaj burg për shmangie tatimi. Hill, 37 vjeç, u akuzua se kishte shmangur pagesën e mbi rreth 1.8 milion dollarë nga të ardhurat e saj midis viteve 2005‑2007.







