Ka momente kur fjalët nuk mjaftojnë dhe aty fillon vallëzimi. Një lëvizje e vetme mund të tregojë më shumë se një mijë fjalë.
Çdo vit, më 29 prill, bota feston “Ditën Ndërkombëtare të Vallëzimit”, një ditë kushtuar artit që flet përmes trupit dhe emocioneve. Kjo datë shënon edhe ditëlindjen e Jean-Georges Noverre, një nga figurat që ndryshoi përgjithmonë baletin modern dhe mënyrën se si tregohen historitë në skenë.
Vallëzimi mbetet një gjuhë universale. Nga baleti klasik te vallet tradicionale e deri te stilet moderne urbane, ai bashkon njerëz nga kultura dhe vende të ndryshme.
Në një botë që shpesh është e mbushur me tensione dhe ndarje, vallëzimi na kujton se sa shumë kemi të përbashkëta. Një hap, një ritëm, një melodi dhe papritur, njerëzit bëhen bashkë.







