Nuk është më sekret që jeta jonë digjitale varet nga disa shkronja dhe numra, por sa të sigurt jemi në të vërtetë? Sot, në mbarë botën shënohet ‘Dita Botërore e Fjalëkalimit’, një kujtesë se në epokën digjitale, fjalëkalimi është mbrojtja e parë për privatësinë dhe të dhënat tona personale. Me rritjen e sulmeve kibernetike, ekspertët bëjnë thirrje për më shumë kujdes dhe vetëdije. Një fjalëkalim i fortë nuk është më luks, por domosdoshmëri. Kjo është dita e duhur për të bërë një “pastrim” të llogarive tuaja: ndryshoni fjalëkalimet e vjetra, përdorni kombinime më të sigurta dhe aktivizoni verifikimin me dy faktorë.
Radio KFOR-i ju kujton të shmangni përdorimin e të dhënave të lehta për t’u hamendësuar, si datëlindjet, emrat e juaj apo të anëtarëve të familjes suaj dhe të mos përdorni të njëjtin fjalëkalim në platforma të ndryshme. Sepse siguria online apo në internet është po aq e rëndësishme sa ajo në jetën reale.
Mbroni veten sot, për të qenë më të sigurt nesër.







