Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, duke dhënë një pasqyrë të situatës së sigurisë dhe trafikut në vend.
Gjatë kësaj periudhe është regjistruar një aksident trafiku me pasoja fatale, 19 aksidente me persona të lënduar dhe 31 aksidente të tjera që kanë përfunduar me dëme materiale.
Në aspektin e kontrollit të trafikut, janë shqiptuar gjithsej 2.172 gjoba për shkelje të ndryshme.
Sa i përket rendit dhe sigurisë publike, 22 persona janë arrestuar, ndërsa 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Ndërkohë, nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor apo i personave që po vuajnë dënimin.







