– Më 25 prill të vitit 1987, grupi U2 qëndruan për pesë javë me radhë në vendin e parë në top listë Billboard, me albumin “The Joshua Tree”. Albumi, i cili fitoi çmimin Grammy Award për ‘Albumin e Vitit’, solli edhe disa nga hitet më të mëdha të grupit, si ‘With or Without You’, ‘I Still Haven’t Found What I’m Looking For’ dhe ‘Where the Streets Have No Name’.
– Në këtë datë, të vitit 1970, vendi i parë në top listën Billboard Hot 100, ishte kënga “ABC” nga Jackson 5.
– Me 25 prill, të vitit 1994, një gjykatë në Amerikë konstatoi se kënga e Michael Bolton “Love Is a Wonderful Thing”, është vjedhur nga The Isley Brothers, që ishte publikuar në vitin 1966 dhe kishte të njëjtin emër. Bolton u detyrua të paguaj 5.4 milion dollarë dëmshpërblim, që njihet edhe si dënimi më i madh i shqiptuar ndonjëherë në historinë e muzikës.
– Në prill, të vitit 2000, kitaristi Eric Clapton, u bashkua me Derek and the Dominos pas 29 vitesh. Ata u paraqiten në një seri të krijuar nga BBC, me emrin ‘Later With Jools Holland’.







