– Më 12 prill të vitit 1997, R. Kelly filloi një periudhë tre javore në vendin e parë të top listës së këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar me këngën “I Believe I Can Fly”. Kënga, që arriti vendin e dytë në Shtetet e Bashkuara, u përdor gjithashtu në filmin Space Jam.
– Në këtë datë, të vitit 2005, Mariah Carey publikoi albumin e saj të 10-të, “The Emancipation of Mimi”. Ky album përfshin hitin “We Belong Together”.
– Me 12 prill, të vitit 2016, një hulumtim tregoi se artistët britanikë Sam Smith, Ed Sheeran dhe Adele, kishin ndihmuar që industria e muzikës në Britani të Madhe, të kthehej në një rritje domethënëse për herë të parë, në gati 20 vjet.
– Në po këtë datë, të vitit 2015, reperi Nelly, njëherit fitues i çmimeve ‘Grammy’, u arrestua për posedim të substancave narkotike në Tennessee, në SHBA.







