Shkurti, njihet si muaji më i shkurtë i vitit. Me vetëm 28 ditë dhe 29 në vitin e brishtë, muaji i dytë i vitit fsheh plot surpriza dhe fakte interesante!
Shkurti ka vetëm 28 ditë, por çdo katër vjet bëhet 29 ditë gjatë vitit të brishtë. Fenomeni i vitit të brishtë ndodh çdo katër vjet për të balancuar kalendarin me kohën reale, që i duhet Tokës për të bërë një rrotullim të plotë rreth Diellit. Kjo është arsyeja pse disa persona të lindur më 29 shkurt festojnë ditëlindjen zyrtarisht vetëm një herë në katër vjet.
Më 14 shkurt festohet “Shën Valentini”. Në këtë ditë, çifte në mbarë botën shkëmbejnë dhurata, lule dhe mesazhe romantike dhe kjo e bënë shkurtin denjësisht të njohur edhe si ‘muaji i dashurisë’.
Shkurt është muaji dimëror në hemisferën veriore dhe rrjedhimisht është një nga muajt më të ftohtë të vitit dhe në shumë vende shpesh shoqërohet me borë dhe temperatura të ulëta.
Dhe po, shkurti është muaj i ‘rrallë’ për ditëlindje dhe kjo vlen për ata që kanë lindur më 29 shkurt. Vitet kalojnë njësojë për të gjithë, por ata që kanë lindur më 29 shkurt, i bie praktikisht të kremtojnë datën e lindjes një herë në 4 vite!
Besohet që emri “Shkurt” vjen nga latinishtja “Februarius”, që lidhej me një festival pastrimi në Romën e lashtë të quajtur “Februa”. Edhe pse është muaji më i shkurtër i vitit, shkurti është plot histori, tradita, festa e momente të veçanta, që e bëjnë atë unik.







