Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Filharmonia e Kosovës kanë prezantuar një program të pasur artistik për muajin shkurt 2026, me shfaqje teatrore, balet dhe koncerte simfonike në Pallatin e Rinisë.
Me datat 3 dhe 4 shkurt, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë nga ora 20:00, do të jepet shfaqja “Gërrdia”, me regji të Astrit Kabashit.
Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncertin e orkestrës më 6 shkurt, në Sallën e Kuqe, nën dirigjimin e Artun Hoinic.
Publiku do të ketë mundësi të ndjekë shfaqjen “Art”, me datat 7, 8 dhe 9 shkurt, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë nga ora 20:00
Shfaqja “Audienca” do të jepet më 16 shkurt në teatrin Dodona, nga ora 19:30.
Baleti Kombëtar i Kosovës prezantohet me “Exil”, me koreografi të Eno Peçit, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë nga ora 20:00
Ngjarja kryesore e muajit është premiera e shfaqjes “Nyja e Gidionit”, me regji të Hana Qenës, më 20 shkurt, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë me repriza që jepen në po të njëjtin vend edhe me datat 21, 23 dhe 24 shkurt, në ora 20:00.
Programi përmbyllet me shfaqjet ‘Litari’ me 25 dhe 26 shkurt, me regji të Skender Podvorica dhe shfaqja ‘Kamarja e Turpit’ me 28 shkurt, nga Kushtrim Koliqi, që do të mbahen në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë nga ora 20:00.







