– Sot, feston ditëlindjen këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Ora ka lindur me 26 nëntor të vitit 1990, në Prishtinë. Albumi i saj i parë “Ora”, u publikua në vitin 2012 dhe debutoi në pozitën e parë të albumeve më të mira, në Angli.
– Me 26 nëntor, të vitit 1958, Johnny Cash bëri debutimin e tij në top listën e këngëve më të mira në Amerikë, me këngën e titulluar ‘Cry Cry Cry’.
– Në po këtë datë, të vitit 2021, Adele renditej në vendin e parë të klasifikimit muzikor në Mbretërinë e Bashkuar me albumin e saj të katërt në studio, “30”. Albumi në fjalë u nominua për gjashtë çmime Grammy, përfshirë “Albumin e Vitit”, dhe fitoi çmimin “Albumi Britanik i Vitit” në Brit Awards 2022.







