– Më 3 tetor, të vitit 1969, ka lindur ikona e pop-it dhe modës, Gwen Stefani. Këngëtarja arriti famë botërore me grupin No Doubt, duke sjellë hitin ikonik Don’t Speak dhe duke revolucionuar pop-in në vitet e 90-ta.
– Më 3 tetor, të vitit 1983, kompania diskografike “Parlophone”, publikuan këngën “Say, Say, Say” që erdhi si bashkëpunim i Paul McCartney dhe Michael Jackson.
– Më 3 tetor, të vitit 1945, Elvis Presley bëri paraqitjen e tij të parë publike, në një konkurs talentësh në Misisipi, Alabama Daily Show, duke kënduar ‘Old Sheep’. Në atë kohë Elvis, ishte vetë 10 vjeç dhe në atë konkurs doli i dyti.
– Në po këtë datë, të vitit 1991, M.C. Hammer ofroi një shpërblim prej 50.000 dollarëve, për kthimin e dorezës së bardhë të Michael Jackson, e cila ishte vjedhur nga Muzeu Motown. Kjo ishte pjesë e një beteje të vazhdueshme midis Hammer dhe Michael Jackson.







