Turizmi është një udhëtim që nis me kureshtje dhe përfundon me kujtime të paharrueshme. Kjo nuk lidhet vetëm me pushime, por me përvoja që pasurojnë shpirtin, me vende që na frymëzojnë dhe me njerëz që na tregojnë histori të reja. Pikërisht për këtë arsye, sot më 27 shtator, shënohet ‘Dita Botërore e Turizmit’, një ditë që na fton të reflektojmë mbi ndikimin e udhëtimit. Turizmi është një motor zhvillimi që gjallëron ekonomitë dhe hap mundësi të reja pune. Një urë midis kulturave, që sjell më shumë mirëkuptim dhe respekt mes popujve.
Një kujtesë për trashëgiminë, duke nxitur ruajtjen e natyrës, monumenteve dhe traditave. Organizata Botërore e Turizmit, agjenci kjo e Kombeve të Bashkuara, është institucioni që udhëheq kremtimin dhe përcakton temën e çdo viti. Këtë vit tema që shënon këtë ditë, është ‘Turizëm dhe Transformim i Qëndrueshëm’. Turizmi është më shumë se udhëtim, është një mënyrë për të zbuluar botën, por edhe për të zbuluar veten.







