Moderatorët e programeve të mëngjesit, nuk janë thjesht zëra në eter, ata janë miqtë tanë të mëngjesit, motivuesit dhe shpeshherë edhe psikologë të heshtur, që e ndihmojnë audiencën të nisë ditën me buzëqeshje. Nga radiot që mbushin zyrat dhe shtëpitë tona me muzikë dhe lajme, deri te programet televizive që na zgjojnë me biseda frymëzuese dhe mysafirë specialë, këta profesionistë bëjnë që çdo mëngjes të ndihet më i gjallë dhe më i lidhur.
Më 27 shtator, bota feston ‘Morning Show Hosts Day’ (Ditën e Moderatorëve të Programit të Mëngjesit), një ditë kushtuar të gjithë prezantuesve të mëngjesit që na shoqërojnë me plot energji, informacione dhe humor në fillim të çdo dite.
Kjo ditë është një mundësi për të nderuar pasionin, përkushtimin dhe energjinë e tyre të pakrahasueshme si dhe për të reflektuar mbi ndikimin që ata kanë në jetën tonë të përditshme.
Nga historitë që ndajnë, këngët që luajnë, deri te bisedat që frymëzojnë, prezantuesit e mëngjesit janë protagonistët e heshtur të shumë fillimeve të mbarë. Shënimi i ‘Ditës së Moderatorëve të Programit të Mëngjesit’ shërben si një falënderim dhe vlerësim për zërat që na zgjojnë çdo ditë me plot energji, ëmbëlsi, humor dhe stil.







