Viti 2025, ka sjellë përparime të jashtëzakonshme në teknologji, nga mikroskopët 3D deri tek përparimet në energjinë bërthamore dhe inteligjencë artificiale. Në 2025-ën, është realizuar burimi i parë komercial i energjisë nga fusioni apo ndryshe e njohur si energjia pa karbon, pa mbetje radioaktive, që mund të furnizojë qytete të tëra me energji. Ky është një revolucion ekologjik dhe ekonomik në energjinë globale. Duhet të përmendim edhe betonin që e riparon veten! Betoni i vetë-shëruar përdor bakterie që aktivizohen nga uji/shiu dhe prodhojnë kalcium për të mbushur çarjet. Teknologjia e këtij betoni tashmë po zgjerohet në Holandë dhe Japoni, me struktura më të qëndrueshme dhe me më pak kosto për mirëmbajtje.
Duhet përmendim edhe syzet inteligjente që të bëjnë më të zgjuar. Dy studiues nga Harvard, kanë krijuar syze AI që ofrojnë informacion në kohë reale, verifikojnë fakte gjatë bisedave dhe bëhen si një “tru i jashtëm”. Këto syze synojnë të integrohen në jetën tonë, pa nevojën për komandë të vazhdueshme meqë ato e dëgjojnë bisedën tonë dhe të pëshpëritin përgjigjen në kohë reale.
Gjatë këtij viti, janë zhvilluar super kompjuterët më të fuqishëm dhe telefoni me bateri që zgjat deri në 50 orë video dhe AI në smartfonë ka ndryshuar mënyrën se si komunikojmë dhe punojmë. Një arritje e rëndësishme është edhe ulja e suksesshme e NASA-s në Hënë dhe krijimi i miut mamuth me gjene të modifikuara. Me një vit kaq inovativ, 2025 është padyshim një periudhë historike për teknologjinë.
Pasi jemi në shtator, ne presim edhe disa muaj të vitit 2025, e duke marr parasysh zhvillimin e hovshëm që ka pasur teknologjia deri tani, kush e di se sa do të na befasojë deri në fund të vitit!







