– Me 20 shtator, të vitit 2014, këngëtarja Meghan Trainor, u klasifikua në krye të top listës muzikore amerikane Billboard, me këngën e titulluar “All About That Bass”.
– Me 20 shtator, të vitit 1997, Elton John filloi një garë gjashtë javore në vendin e parë në tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar me “Something About The Way You Look Tonight” dhe “Candle In The Wind 97”.
– Me 20 shtator, të vitit 1969, John Lennon, braktisi bendin e famshëm ‘The Beatles’. Ai u koordinua me anëtarët e tjerë të bendit që të mos tregojnë që ai po largohet nga grupi dhe kënga “I Want You (She’s So Heavy)”, ishte kënga e fundit që e incizuan bashkë, me të gjithë anëtarët e tjerë.







