Policia e Kosovës po vazhdon angazhimin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Në raportin 24 orësh të publikuar me të dhënat mbi aksidentet dhe veprimet policore në vend, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Sipas raportit në fjalë, në total janë raportuar 19 aksidente trafiku me persona të lënduar, 48 aksidente me dëme materiale dhe janë shqiptuar 2.366 tiketa trafiku.
Në fushën e veprimeve policore, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 persona, ndërsa 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar për persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.







