Humanitarët, pa dallim feje, kombësie apo ngjyre, ofrojnë ndihmë të pakushtëzuar, duke u përpjekur që të lehtësojnë vuajtjet dhe të mbështesin ata që kanë më shumë nevojë. Ata janë në vijën e parë të frontit aty ku janë të nevojshëm, për të siguruar mbijetesë, shëndet dhe dinjitet për miliona njerëz që janë prekur nga krizat. Andaj, për të vlerësuar punën e pafundme të humanistëve sot (19.08.25), shënohet ‘Dita Botërore e Humanizmit’. Ky vit i dedikohet ndihmës për ata që vuajnë nga katastrofat natyrore, luftërat dhe krizat e tjera, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe solidaritetit global për të ofruar ndihmë dhe shpresë për njerëzit në nevojë.
Kjo ditë është gjithashtu një mundësi për të kujtuar ata që kanë humbur jetën gjatë misioneve humanitare. Ndihma që ata ofrojnë, shpesh shoqërohet me rrezik për jetën e tyre dhe për këtë arsye, është e rëndësishme që të nderojmë sakrificat që ata bëjnë. Në këtë ditë, organizatat ndërkombëtare, qeveritë dhe individët janë të ftuar të angazhohen për të mbështetur misionet humanitare dhe për të sensibilizuar më shumë për nevojën për një veprim të koordinuar global ndaj krizave që prekin miliona jetë njerëzish çdo vit.







