Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat 24-orëshe lidhur me sigurinë dhe qarkullimin rrugor në vend. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Megjithatë, janë regjistruar 47 aksidente me të lënduar dhe 64 aksidente me dëme materiale, çka tregon për një nivel të lartë të incidenteve në trafik. Sipas raportit në fjalë gjithsej 1.827 tiketa trafiku, janë shqiptuar ndaj shkelësve të rregullave në rrugë.
Ndërkohë, sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim Kufitar, qarkullimi në shumicën e pikave kufitare po zhvillohet pa pritje të gjata. Në shumicën e pikave, pritjet nuk kalojnë 5 minuta, përjashtim bën Pika Kufitare e Dheut të Bardhë, ku pritjet shkojnë deri në 10 minuta për shkak të fluksit më të lartë.







