Sot shënohet ‘Dita Botërore e Muzikës Hip-Hop’, një ditë kushtuar kulturës dhe muzikës hip-hop në nivel global. Qëllimi i saj është të nderojë dhe promovojë një nga zhanret më ndikues në muzikë dhe art, që ka formësuar jo vetëm muzikën, por edhe stilin e jetesës, modën dhe kulturën në mbarë botën.
‘Dita e Muzikës Hip-Hop’ është mundësi për artistët, adhuruesit dhe komunitetet të tregojnë talentin, të shkëmbejnë ide dhe të kontribuojnë në zhvillimin dhe afirmimin e kulturës hip-hop në mënyra kreative dhe bashkëpunuese.
Muzika Hip Hop ka një histori të pasur dhe është formësuar nga shumë artistë të mëdhenj që kanë ndikuar thellësisht në kulturën botërore. Disa nga artistët më të njohur të të gjitha kohërave, të këtij zhanri, janë: Tupac Shakur (2Pac), The Notorious B.I.G. (Biggie Smalls), Nas, Jay-Z, Dr. Dre, Kendrick Lamar, Nicki Minaj, Eminem, Snoop Dogg dhe shumë artist të tjerë.







