RAVE, motori i ngjarjeve elektronike në Kosovë, këtë vit shënon 15-vjetorin e tij me një super festë që do të tejkalojë çdo pritshmëri. Pas një dekade e gjysmë krijimi të momenteve unike, kjo ngjarje jubilare do të kulmojë më 16 gusht në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke e kthyer qytetin në kryeqendrën e muzikës techno. Eventi do të zhvillohet në dy skena të ndara, secila me atmosferën dhe ritmin e vet.
Skena e ditës – Open Air në Plato (16:00 – 23:59): Një ambient veror, nën qiellin e hapur, ku do të performojnë: Domenico Rosa Hamze Liburn Sven Väth.
Skena e natës – Burnt Hall (22:30 – 07:00): Në orët e vona, festa zhvendoset në hapësirat e brendshme, ku muzika arrin kulmin: Adiel Fernando Costantini Laurine Quest.
Gjatë këtyre 15 viteve, RAVE ka qenë më shumë se një festival. Ka qenë një lëvizje që ka nxitur bashkëpunime, ka hapur horizonte të reja dhe ka bërë që Kosova të rezonojë fuqishëm në hartën e muzikës elektronike evropiane.
Biletat dhe të gjitha informacionet rreth eventit i gjeni në: RAVE-TRAVEL.COM







