Gushti është i njohur si ‘Family Fun Month’ (Muaj i Argëtimit Familjar), ku një muaj i tërë i dedikohet forcimit të lidhjes familjare nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta dhe çasteve argëtuese. Në një botë gjithnjë e më të zënë me rutinë teknologji, punë e angazhime të përditshme, ky muaj është një rikujtim i bukur që familja është vendi ku fillon dashuria dhe nuk mbaron kurrë.
Në shumë vende të botës ‘Muaji i Argëtimit Familjar’, shënohet çdo vit gjatë gushtit, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Qëllimi i tij është të inkurajojë familjet të kalojnë më shumë kohë së bashku me familje, duke bërë gjëra që i bëjnë të qeshin, të bashkëpunojnë dhe të krijojnë kujtime të bukura familjare. Ky muaj nuk ka rregulla strikte, çfarëdo që ju bën të lumtur juve si familje, është pjesë e festës!
Koha e kaluar me familjen, forcon ndjenjën e përkatësisë dhe mirëkuptimit mes anëtarëve të familjes. Fëmijët që kalojnë kohë cilësore me prindërit, rriten me vetëbesim më të lartë dhe ndihen të dashur.
Aktivitetet argëtuese ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe sjellin më shumë pozitivitet në përditshmëri. Shfrytëzojeni këtë muaj si një mundësi për t’u rikthyer tek gjërat e thjeshta dhe të vlefshme – koha me familjen.
Sepse në fund të ditës, këto janë momente që mbeten përjetë.







