Ekzistojnë lloje të ndryshme të hepatitit, ku disa shkaktohen nga viruset e disa janë ngjitëse dhe përfshijnë hepatitin A (HAV), B (HBV), C (HCV), D (HDV) dhe hepatiti H (HEV). Me rreth 300 milionë persona të prekur nga hepatiti në botë, dita e sotme ka për qëllim të rris ndërgjegjësimin mbi këtë sëmundje parandaluese dhe të shërueshme. Çdo vit më 28 korrik, shënohet “Dita Botërore e Hepatitit” në nder të ditëlindjes së Dr. Baruch Blumberg, i cili në vitin 1967, zbuloi virusin e hepatitit, që është një inflamacion i mëlçisë që mund të shkaktohet nga viruse, substanca toksike apo çrregullime të sistemit imunitar dhe Dr. Blumberg zhvilloi vaksinën kundër këtij virusi vdekjeprurës.
Simptomat e hepatitit mund të variojnë nga të lehta në të rënda dhe shpesh ndryshojnë në varësi të llojit të hepatitit dhe fazës së infeksionit. Disa nga simptomat më të zakonshme me të prekurit me këtë virus, janë: lodhje, zverdhje e lëkurës dhe e syve (icterus), dhimbje në zonën e barkut, nauze dhe të vjella, humbje e oreksit si dhe urinë e errët.
“Dita Botërore e Hepatitit” është një moment për të reflektuar mbi rëndësinë e shkencës dhe përpjekjet e vazhdueshme për një botë më të shëndetshme, ku hepatiti nuk do të jetë më kërcënim për asnjë jetë njeriu.







