– Më 10 korrik, të vitit 1961, këngëtari i mirënjohur, Bobby Lewis filloi një garë shtatë javore, duke u renditur në vendin e parë, në tabelën e këngëve amerikane, me këngën ‘Tossin and Turnin’. Ishte pikërisht kjo këngë që qëndroi më së gjati në vendin e parë në ‘Billboard’, përgjatë vitit 1961.
– Më 10 korrik, të vitit 1965, grupi The Rolling Stones u renditen në vendin e parë në top listat muzikore në SHBA, me hitin e tyre “(I Can’t Get No) Satisfaction”.
– Në këtë datë, por të vitit 2005, katër anëtarët e grupit Led Zeppelin, u votuan si super grupi ideal i Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë hulumtim që morën pjesë 3.500 persona, ju kërkua që të krijonin grupin e tyre fantastik për Planet Rock Radio dhe ata përzgjodhën anëtarët e grupit Led Zeppelin, si bend ideal.







