Pavarësia energjetike jo vetëm që rrit sigurinë energjetike dhe ul ndotjen, por edhe kontribuon në luftimin e ndryshimeve klimatike. Teknologjitë si mikro-rrjetet, bateritë inteligjente, pompat e nxehtësisë dhe burimet e shpërndara të energjisë po luajnë një rol kyç në këtë transformim.
Data e sotme 10 korriku, shënon “Ditën Globale të Pavarësisë Energjetike”, një ngjarje që thekson rëndësinë e reduktimit të varësisë nga burimet jo rinovuese dhe promovimin e energjisë së pastër. Kjo ditë u krijua në vitin 2005, nga Michael D. Antonovich dhe përkon me ditëlindjen e shpikësit të njohur Nikola Tesla, simbol i inovacionit në teknologjitë elektrike.
Qëllimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi global për nevojën e energjisë së qëndrueshme, përmes përdorimit të burimeve si dielli, era, uji dhe energjia gjeotermale.
Përveç ndikimeve mjedisore, energjia rinovuese nxit zhvillimin ekonomik, krijon vende pune dhe ul kostot për komunitetet lokale. Kjo ditë është më shumë se një festë, është një thirrje për veprim drejt një të ardhmeje energjetike të pavarur dhe të qëndrueshme.







