– Më 2 korrik, të vitit 1988, këngëtari Michael Jackson u bë artisti i parë, që arriti ti ketë pesë këngë nga i njëjti album, në vendin e parë në top listën Billboard. Bëhet fjalë për këngë nga albumi i titulluar ‘Bad’.
– Më 2 korrik, të vitit 1966, këngëtari Frank Sinatra zuri vendin e parë në tabelën e këngëve amerikane me “Strangers In The Night”, e cila ishte krijuar për filmin ‘A Man Could Get Killed’.
– Në këtë datë, por të vitit 1981, u publikua albumi i katërt nga grupi Foreigner, i titulluar “Foreigner 4″. Albumi përfshinte këngët hite, si: “Urgent”, “Waiting for a Girl Like You” dhe “Juke Box Hero”.
– Në po këtë datë, të vitit 1983, Rod Stewart për tre javë me radhë qëndroi në vendin e parë në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘Baby Jane’.







