Muzika reggae është një nga zhanret më të njohura dhe me ndikim të muzikës bashkëkohore, me origjinë nga Xhamajka, e cila shpërtheu në fund të viteve të 60-ta. Ajo lindi si një pasqyrim i jetës së përditshme, sfidave sociale dhe shpirtit të rebelimit paqësor të njerëzve xhamajkanë.
Sot, më 1 korrik, në mbarë botën shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Muzikës Reggae’, një festë që nderon një nga zhanret më të dashura muzikore që mbart mesazhe paqeje, dashurie dhe drejtësie shoqërore.
Figura më e njohur e reggae-së është Bob Marley, i cili me këngë si “One Love”, “Redemption Song”, dhe “No Woman, No Cry”, u bë simbol i paqes dhe luftës kundër shtypjes në mbarë botën. Muzika reggae lidhet ngushtë edhe me besimin Rastafari, i cili thekson lidhjen me natyrën, identitetin afrikan dhe shpirtëroren.







