Sot, më 8 qershor, shënohet “Dita Botërore e Oqeaneve”, që nënvizon rëndësinë jetike të oqeaneve për jetën në Tokë dhe thekson nevojën urgjente për mbrojtjen e tyre nga ndotja, mbi peshkimi dhe ndryshimet klimatike.
Në kuadër të kësaj dite, në shumë vende të botës organizohen ngjarje sensibilizuese, pastrime të brigjeve, ekspozita, aktivitete edukative dhe fushata ndërgjegjësimi. Shkencëtarët, aktivistët dhe organizatat mjedisore bëjnë thirrje për uljen e ndotjes plastike, shfrytëzim të qëndrueshëm të burimeve detare dhe zgjerimin e zonave të mbrojtura detare.
Tema e këtij viti është, “Mrekullia: Ruajtja e atyre që na mban në këmbë”, e cila feston bukurinë, misterin dhe rolin oqeaneve në jetën tonë, duke na shtyrë ti mbrojmë ato përmes veprimeve kolektive.







