Përmbledhjen javore në teknologji e fillojmë me telefonin më të shitur të tremujorit të parë të vitit 2025. Referuar raportit të Counterpoint Research, iPhone 16 është telefoni më i shitur në botë në këtë periudhë, pasuar nga modelet Pro Max dhe Pro, po të kompanisë Apple. Këtë javë, kemi edhe një platformë të re, rrjeti social X ka nisur testimin e XChat, një platformë e re mesazhesh kjo, me funksione të avancuara si mesazhe në grup, pastaj opsioni për të etiketuar mesazhet si të palexuara etj.
Një zbulim tjetër, po këtë javë na erdhi nga Suedia, shkencëtarët atje, kanë krijuar një amplifikator optik që rrit ndjeshëm kapacitetin e transmetimit të të dhënave në fibra optike. Ky zbulim pritet të sjell revolucion në transmetimin e të dhënave përmes fibrave optike.
Kompania Meta ishte po ashtu ndër temat e kësaj jave në fushën e teknologjisë. Kompania në fjalë raportoi rritje të përmbajtjeve të dhunshme dhe ngacmuese në Facebook. Këto statistika dolën pas publikim të raportit 3 mujor të kompanisë, ndërkohe statistikat tregojnë se përmbajtja e dhunshme u rrit nga 0.06% në 0.09%, ndërsa bullizmi nga 0.06 në 0.07%. Meta pretendon se është duke përmirësuar sistemin, por mbetet shqetësim rritja e incidenteve.







