Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 8 milionë persona vdesin në botë gjatë një viti, si pasojë e pirjes së duhanit. Nga a, më shumë se 7 milionë janë përdorues të drejtpërdrejtë të duhanit, ndërsa rreth 1.2 milionë janë jo-duhanpirës, që vdesin për shkak të ekspozimit të tyre ndaj tymit pasiv të duhanit. Çdo vit, më 31 maj, shënohet ‘Dita Botërore Pa Duhan’, një iniciativë kjo globale që synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi dëmet që shkakton duhani dhe të promovojë një stil jetese pa duhan. Kjo ditë është një mundësi për individët, komunitetet dhe qeveritë që të reflektojnë mbi efektet shkatërruese të duhanit dhe të nxisin masat për të zvogëluar përdorimin e tij.
Duhani është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve parandaluese, si kanceri i mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes. ‘Dita Pa Duhan’ shërben si një thirrje për të gjithë ne, të marrim përgjegjësi personale dhe kolektive. Ndërgjegjësimi dhe edukimi rreth këtij vesi të dëmshëm, janë çelësat për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë rreziqet dhe përfitimet e lënies së duhanit.
Të jetosh pa duhan do të thotë të zgjedhësh një jetë më të shëndetshme, më të gjatë dhe më të lumtur. Le të bëjmë së bashku përpjekje që ‘Dita Pa Duhan’, të jetë më shumë se një ditë e zakonshme – të jetë një mënyrë jetesës!







