Përmbledhjen javore në teknologji, e fillojmë me telefonin që pritet të sjell Apple. Kompania po i afrohet 20-vjetorit të iPhone dhe sipas asaj që shkruajnë mediat botërore teknologjike, Apple në 2027-ën, pritet që të lansojë në treg modelin iPhone 20, që pritet të jetë telefon revolucionar. I njëjti pritet që të jetë pa port për karikim dhe bateria e tij do të mbushet me valë dhe pajisje bluetooth si dhe pritet të ketë një ekran pa korniza.
Pjesë e lajmeve teknologjike këtë javë është edhe Google, kompani kjo e cila ka prezantuar një përkthyes në kohë reale me inteligjence artificiale, që ruan zërin, intonacionin dhe emocionet e folësit. Me anë të këtij përkthyesi, njerëzit mund të flasin dhe të kuptohen në kohë reale, pavarësisht se nga cili vend ose kulturë vijnë.
Këtë javë kemi veçuar edhe një studim që vjen nga Mbretëria e Bashkuar. Studimi në fjalë ka zbuluar se 46% e të rinjve të moshave nga 16-21 vjeç, do të preferonin një botë pa internet. Shumica ose 70% prej të anketuarve, kanë thënë se ndihen më keq me veten pas përdorimit të rrjeteve sociale. Gjysma e të anketuarve në këtë studim, kanë thënë se do mbështesnin “një orë policore digjitale”, që do të kufizonte qasjen e tyre në aplikacione dhe faqe të caktuara, pas orës 22:00.







